E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Ballukut, a e ka radhën kryeministri Rama për në SPAK?
Lajme

Pas Ballukut, a e ka radhën kryeministri Rama për në SPAK?

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme po tregon pavarësi të plotë në veprimet e saj, pavarësisht nivelit të personave që përfshihen.

Ajo u shpreh se me marrjen si të pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku, hetimet po afrohen gjithnjë e më pranë kryeministrit Edi Rama.

“Nëse shikon kronologjinë e hetimeve këto vite, nga Alqi Bllako, Lefter Koka, Ilir Beqaj, Jurgen Çyrbja, Erion Veliaj e deri te Ilir Meta, logjika të çon në përfundimin se radha e SPAK-ut po ngjitet lart. Kur arrin te Balluku, që është një shkallë më poshtë se kryeministri, është e qartë se shigjeta drejtohet nga Rama”, tha Lala.

Sipas saj, emri i Ramës është përmendur në disa çështje që janë objekt hetimi, përfshirë tunelin e Llogarasë, dosjen McGonigal dhe të tjera.

Gazetarja shtoi se, në këtë fazë, mbi Ballukun qëndron vetëm kryeministri, ndaj është e pritshme që edhe ai të thirret për të dhënë sqarime në një moment të dytë.

“Kush është më sipër saj tani? Sigurisht kryeministri Edi Rama, dhe besoj se edhe ai do të thirret në SPAK”, theksoi ajo.

Lala u shpreh gjithashtu se, moralisht, Balluku duhet të marrë përgjegjësinë për situatën, ndonëse dorëheqja mbetet një vendim personal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.