E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas dëshmisë në SPAK, kryebashkiaku Dritan Leli udhëton drejt Kosovës për të promovuar turizmin
Lajme

Pas dëshmisë në SPAK, kryebashkiaku Dritan Leli udhëton drejt Kosovës për të promovuar turizmin

Pas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është nisur drejt Kosovës sipas axhendës.

Sipas News24, kryebashkiaku është nisur në një aktivitet në Prishtinë për të promovuar turizmin, duke qenë se turistët kosovarë përbëjnë numrin më të lartë të atyre që zgjedhin Shqipërinë.

Leli, ka qëndruar për një orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, teksa u paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Jashtë dyerve të SPAK, kryebashkiaku Leli nuk ka pranuar të japë asnjë detaj, duke thënë se “pyesni SPAK për më shumë informacione”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.