Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, ambasadorja e SHBA i shkon Ramës në zyrë
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka mbërritur në kryeministri aty ku do të zhvillojë një takim të palajmëruar më herët me kryeministrin Edi Rama.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij takimi dhe se cila do të jetë tema e diskutimit, por kujtojmë se aktualisht në vendin tonë janë shënuar 6 raste me koronavirus dhe masat nga ana e qeverisë për ta parandaluar kanë qenë të vazhdueshme.
Kujtojmë se dje ambasadorja Kim bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca takuan Inspektorin e Lartë të Drejësisë Artur Metani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



