Pas molotovëve dhe përplasjeve, kriminalistika zbarkon te Ministria e Arsimit
Ekspertët mbledhin prova në vendin ku u dogjën koshat dhe u sulmuan efektivët me gurë, ndërsa Policia paralajmëron protestuesit të mos përdorin llastiqe dhe të mos godasin uniformat blu.
Pas përfundimit të protestës pranë Ministrisë së Arsimit, ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në zonë për të mbledhur prova dhe dokumentuar incidentet e regjistruara gjatë tubimit.
Specialistët po kryejnë këqyrjen e ambienteve përreth institucionit, aty ku protesta u shoqërua me momente të forta tensioni. Gjatë përplasjeve u hodhën molotovë, u dogjën kosha mbeturinash dhe u qëllua me gurë në drejtim të forcave të Policisë.
Ndërkohë, pas marshimit nga Ministria e Arsimit, një grup protestuesish është zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku tubimi vijon.
Në të njëjtën kohë, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të mos përdorin llastiqe dhe të mos godasin efektivët, në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



