E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas shkelmimit të derës në seli gjatë hyrjes së Berishës, ‘blindohet’ PD, vendos kamera me rezolucion të lartë
Lajme

Pas shkelmimit të derës në seli gjatë hyrjes së Berishës, ‘blindohet’ PD, vendos kamera me rezolucion të lartë

Një ditë pasi anëtarë të Komisionit të Rithemelimit te PD të udhëhequr nga Sali Berisha shqyen me forcë derën e sallës së mbledhjeve në selinë demokratike për të hyrë brenda e dhënë deklaratë, në selinë blu janë marrë më shumë masa për sigurinë.

Në ambientet e jashtme të godinës vihet re shtimi i kamerave të sigurisë. Nga një vëzhgim i News 24 duket se në çdo cep të godinës, kryesisht në hyrje mund të numërosh më shumë se 8 kamera. Një ditë më parë, Sali Berisha deklaroi se do zbatonte me përpikmëri vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit duke nisur nga njoftimi me shkrim i shkarkimit për Lulzim Bashën.

Ndërkohë ne PD vijon jeta politike normale, por duket sikur çdo minute pritet te ndodhe diçka. Gazetare dhe operatore janë çdo dite aty, për të qene te pranishëm ne çdo zhvillim qe mund te ndodhe, pas herëve te fundit kur pati vizita te befta, madje edhe te dhunshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.