E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas vrasjes së gjyqtarit, Apeli e kalon sigurinë në duart e femrave
Flash

Pas vrasjes së gjyqtarit, Apeli e kalon sigurinë në duart e femrave

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur një vend të lirë pune për punonjëse sigurie, vetëm një javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.

Njoftimi zyrtar vë në dukje qartë se pozicioni është i hapur vetëm për kandidate femra, një kriter që bie në sy dhe që vjen në një kohë kur institucioni ndodhet nën presion për të forcuar masat e sigurisë.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë, përveç autorit Elvis Shkambi, u arrestua edhe roja i sigurisë në hyrje të gjykatës, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve filmike, roja kishte qëndruar i ulur dhe nuk kishte reaguar, ndërkohë që autori kaloi me një armë zjarri të fshehur në brez. Skaneri elektronik kishte sinjalizuar prezencën e objektit të ndaluar, por alarmi u injorua.

Në përpjekje për të rritur nivelin e kontrollit dhe përgjegjshmërisë, Gjykata e Apelit ka publikuar një listë me kritere të detajuara që duhet të plotësojë kandidatja për këtë pozicion sigurie.

Ky vendim për të emëruar një punonjëse femër në një rol tradicionalisht të dominuar nga meshkujt ka ngjallur diskutime, por shihet si pjesë e një strategjie për të sjellë një qasje më të kujdesshme dhe të përgjegjshme në menaxhimin e sigurisë në ambientet gjyqësore.

Apeli shpall vend të lirë pune për roje te dera, pas vrasjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.