Pasi detyroi stafin të punonte me orë të zgjatura, Elon Musk merr vendimin tjetër! Mbyll përkohësisht zyrat e Twitter
Punëtorëve iu tha se zyra do të rihapen të hënën më 21 nëntor. Ndërsa nuk iu është sqaruar arsyeja e këtij vendimi.
Lajmi vjen mes raportimeve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të punonin me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin.
Mesazhi i dërguar ishte: “Ju lutemi të pajtohuni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose diku tjetër.”
Këtë javë, Musk i tha stafit të Twitter se ata duhej të angazhoheshin për të punuar me orë të gjata ose të largoheshin nga kompania.
Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.
Nëse nuk regjistroheni deri të enjten më 17 nëntor, do t’u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk.
Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



