E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi sulmoi Albina Kelmendin, Elsa Lila ia lë fajin Arbana Osmanit
Showbiz

Pasi sulmoi Albina Kelmendin, Elsa Lila ia lë fajin Arbana Osmanit

Intervista që Elsa Lila dha për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u shfaq shumë e indinjuar ndaj ish-nxënëses së saj Albina Kelmendi, ka shkaktuar jehonë në rrjetet sociale.

Këngëtarja nuk kurseu komentet e ashpra:

“Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë. Albina më ka vjedhur votat në Festivalin e RTSH-së. Ajo ka shumë avokatë në familje dhe kur do, drejtësia funksionon në këtë vend.”

Në një koment të publikuar në podcastin e Gridës, një ndjekës shkruante:

“Elsa, tek Grida ishe shumë më e qetë. Në fakt, jo çdo ditë jemi me humor të mirë. Plus, nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, ke munduar të vetëkorigjohesh. Vetëm fakti që je e ndërgjegjshme që në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë reagime të tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”

Elsa nuk nguroi që përgjegjësinë për tonin e saj të ashpër ta lidhë direkt me Arbana Osmanin:

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë.”

Megjithatë, për ata që e njohin Elsën nga afër, shpërthimet e saj nuk janë të rralla. Shumë e kanë vënë re se ajo u shfaq e qetë përtej pritshmërive në podcastin e Gridës, duke habitur publikun me vetëkontrollin e treguar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.