Pasi u kap me tjetër vajzë, Sara Hoxha ‘trazon’ rrjetin me reagimin e saj
Videoja ku Erik Fullani shfaqet gjatë pushimeve në shoqërinë e një vajze tjetër ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, duke sjellë një valë reagimesh dhe aludimesh. Në mes të kësaj zhurme online, një postim i fundit i Sara Hoxhës në InstaStory ka tërhequr vëmendjen dhe është interpretuar si një “thumb” i drejtpërdrejtë ndaj situatës.
Pa përmendur emra apo detaje konkrete, Sara ka ndarë një mesazh me tone reflektuese, që për shumë ndjekës duket si një reagim i qartë ndaj zhvillimeve të fundit.
“Lexova një thënie dhe më bëri shumë përshtypje, nuk po ndalem së menduari për të.
‘Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi mbi supe gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur.’
Mendoj se kjo është kujtesa jote për të hequr dorë nga ato gjëra që nuk kanë qenë kurrë përgjegjësia jote për t’i rregulluar, kontrolluar apo mbajtur. Ndoshta dikush kishte nevojë ta lexonte këtë sot,” – shkruan ajo.
Mesazhi, i mbushur me nota reflektuese dhe personale, është parë nga shumë ndjekës si një sinjal për distancim emocional dhe një thirrje për të lënë pas situatat që nuk janë nën kontrollin e individit. Pa dhënë sqarime shtesë, postimi ka mjaftuar për të nxitur diskutime dhe interpretime të ndryshme në rrjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




