Drama te familja Hoxha: ‘Zhduket’ Ledioni, konfirmohet ndarja?
Moderatori i njohur Ledion Liço ndau sot një moment të thellë dhimbjeje në Instagram, duke i thënë lamtumirën qenushit të tij – një anëtar i dashur i familjes. “Faleminderit miku im… ndoshta në jetën tjetër unë do jem qeni yt dhe ti personi im”, shkroi ai, në një postim që preku publikun.
Por teksa Ledioni po përjetonte një humbje personale, vëmendja e publikut u zhvendos nga profili i tij tek festa e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”, ku Lori Hoxha dhe bashkëshorti i saj Vis Bajraktari u shfaqën për herë të parë si çift i martuar.
Ajo që ra në sy?
Sara Hoxha ishte e pranishme. Ledioni jo.
Në një event ku familja Hoxha ishte thuajse e kompletuar, mungesa e moderarit ngriti menjëherë pikëpyetje dhe ndezi valën e thashethemeve:
A është kjo konfirmimi i heshtur i ndarjes?
Me vetëm pak ditë para nisjes së “Big Brother VIP 5”, largimi i Ledionit nga skena familjare po interpretohet si sinjali më i fortë deri më tani se marrëdhënia e tij me Sarën mund të ketë marrë fund. Burime pranë çiftit dhe zëra në media thonë se “gjithçka duket e mbyllur”, ndërsa publiku pret ende një reagim zyrtar.
Për momentin, heshtja flet më shumë se fjalët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






