E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasuri 90 miliard dollarë, pret në radhë për një sanduiç
Bota

Pasuri 90 miliard dollarë, pret në radhë për një sanduiç

Themeluesi i kompanisë “Microsoft” dhe njëherit filantropi që “peshon” rreth 90 miliardë dollarë amerikan Bill Gates, gjatë javës së kaluar është fotografuar duke pritur në radhë për një hambruger pranë një lokali në Seattle.

Ish-punonjësi i Microsoft, Mike Galos ka publikuar fotografinë e Gatesit i veshur me një bluzë dhe pantallona të thjeshta derisa po priste në radhë për të marrë porosinë e ushqimit, që sipas vlerësimeve të ekspertëve ka mundur t’i kushtoj rreth 7, 60 dollarë.

“Kur keni pasur në vlerë prej 90 miliardë dollarë, dhe udhëhiqni organizatën më të madhe bamirëse në histori të njerëzimit dhe prisni në radhë për një hamburger, patate të skuqura dhe Coca Cola, sikur të gjithë të tjerët. Kështu sillen pasanikët e vërtetë”, ka shkruar Galos përbri fotografisë.

Që nga publikimi i fotografisë e deri më tani ka mbledhur 17 mijë reagime, shumica prej tyre pozitive, kurse mbi 14 mijë herë është shpërndarë. Ndër tjera Galos ka thënë se Gates është shumë modest edhe përkundër faktit që ka pasur shumë të madhe.

“Billit nuk i pëlqen vëmendja, por është shumë i shoqërueshëm dhe i mjafton fakti që e gjithë bota e njeh”, ka shtuar Galos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.