E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi-Bashës: Ndaje mendjen o jurist…
Politikë

Patozi-Bashës: Ndaje mendjen o jurist…

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i është përgjigjur reagimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e kryetares së re të Bashkisë së Durrësit Valbona Sako për të marrë mandatin.

Në facebook, Patozi, ndërsa i referohet si “Jurist”, shkruan se Basha duhet “ta ndaj mendjen”.

 

Postimi i plotë:

NDAJE MENDJEN, O JURIST!

Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty.

Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë.

Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë.

E nise këtë punë me gënjeshtrën që BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të deligjitimuar procesin.

Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”.

Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.