Pavarësia/ Haradinaj: Ky viti i konsolidimit të Kosovës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen solemne në nder të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky vit është vit i konsolidimit të Kosovës, për të mbyllur, siç tha ai, temat e hapura, përfshirë edhe marrëveshjen eventuale me Serbinë.
‘Besoj se tani ky është në vit i konsolidimit tonë si shtet, i përmbylljes së të gjitha temave të mbetura të hapura në planin rajonal e ndërkombëtar, këtu nënkuptohet edhe një marrëveshje për njohje, obligative e ligjore me Serbinë në kufijtë ekzistues, por edhe anëtarësimi në NATO’, tha Haradinaj.
Pas mbledhjes së Qeverisë, në oborrin e ekzekutivit, u ngrit flamuri i Kosovës nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



