E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD akuza kryeministrit: Paketa ekonomike më e ulët se çdo shtet tjetër
Publik News

PD akuza kryeministrit: Paketa ekonomike më e ulët se çdo shtet tjetër

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën ekonomike ndërsa thotë se është me vogël se çdo shtet tjetër.

“Qytetarët janë armiqtë e vërtet për Ramën”, kështu e nis ajo postimin në facebook, ndërsa thekson se qeveria ka parashikuar në paketën ekonomike vetëm 1.3% të GDP-se në dispozicion të emergjencës.

“Qytetarët janë armiqtë e vërtet për Ramën!

Qeveria Rama ka parashikuar ne paketa ekonomike me pak se cdo shtet tjeter, duke vene vetem 1.3% te GDP-se ne dispozicion te emergjences. Edhe kjo shume ende ne leter dhe jo si oksigjen per ekonomine.

Cdo dite kemi lajmerime sipas humoreve te nje njeriu se kush do punoj dhe kush jo? Se kush do dali dhe kush jo? Se kur do dalim dhe kur jo? Kjo eshte e vetmja strategji sesi luftohet virusi dhe shpetohet ekonomia sipas Rames.

Qytetaret jane pa te ardhura, pa rroga, bizneset jane bllokuar nderkohe qe kane nje mal me detyrime.

Virusi me i rrezikshem tani eshte uria, konflikti social, pasiguria per te nesermen, problemet e shendetit mendor dhe kriminaliteti neser si metode e vetme per te mbijetuar”, shkruan Zhupa.

94310976_3721331481271564_8279394364711501824_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.