E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD ankimon vendimin e Prokurorisë për dosjen 184
Lajme

PD ankimon vendimin e Prokurorisë për dosjen 184

Pas njoftimit së ditës së djeshme se dosja 184 i mbyll nga Prokuroria e Dibrës Partia Demokratike ka vendosur të ankimojë vendimin e Prokurorisë.


Me anë të një deklaratë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi është shprehur se me këtë çështje hajdutët e vërtetë nuk janë dënuar dhe se drejtësia nuk e ka bërë punën e saj.

Njoftimi i PD:

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.

Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.