E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD dhe LSI formojnë aleancë brenda Qeverisë dhe “rrëzojnë” Ramën një ditë para zgjedhjeve
Publik News

PD dhe LSI formojnë aleancë brenda Qeverisë dhe “rrëzojnë” Ramën një ditë para zgjedhjeve

Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko, ka mbetur pezull dhe pa marrë fuqi ligjore, për shkak se ky urdhër qarkullues është firmosur nga 9 ministrat e Partisë Socialiste dhe vetë Rama, kurse pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur.

Bëhet fjalë për ministrat teknikë të Partisë Demokratike dhe katër ministrat e mbetur të Lëvizjes Socialiste për Integrim, raporton “Panorama”.

Në këtë rast “aleanca” e fshehtë mes PD-­së dhe LSI-­së ka lënë pa fuqi ligjore vendimin e Kryeministrit Rama.

Duke qenë se në kabinetin Rama ministrat e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë më shumë se ministrat e PS­së, zëvendësministri i LSI-së ka mbetur në detyrë.

Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë vendosur si kusht për të firmosur shkarkimin e zv.ministrit të LSI-­së, Ilir Marko, kërkesën për shkarkimin e zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj.

Me të njëjtin motivacion të shkarkimit të Ilir Markos edhe zv.kryeministrja kërkon të shkarkohet Beqiraj, duke qenë se Rama nuk pranon shkarkimin e Beqirajt, e cila disa ditë më parë sulmoi zv. kryeministren Ledina Mandija.

Atëherë 6 ministrat teknikë të PD­së dhe zv. kryeministrja nuk e kanë firmosur urdhrin qarkullues të shkarkimit të zv.ministrit të LSI­-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.