E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD e Rithemelimit ndryshon drejtuesit politik të qarqeve:  Shkodra i besohet Luçiano Boçit, Vlora në duart e Bujar Leskajt dhe Zhupës
Lajme

PD e Rithemelimit ndryshon drejtuesit politik të qarqeve: Shkodra i besohet Luçiano Boçit, Vlora në duart e Bujar Leskajt dhe Zhupës

Një vit përpara zgjedhjeve, Partia Demokratike e Rithemeluar po lëviz për të përcaktuar drejtuesit politik nëpër qarqe. Burime për gazetarin Osman Stafa pohojnë se Luçiano Boçi, nga një veprimtari e gjatë politike në Elbasan, tashmë pritet të lëvizë në një qark tjetër. Burimet thonë se atij do i besohet bastioni historik i demokratëve, Shkodra.

Në zgjedhjet e fundit lokale të 2023-it, demokratët humbën pushtetin mbi këtë qytet. Duket se Luçiano Boçi do të ketë një bast të vështirë për të fituar, për t’u rikthyer demokratëve bastionin e tyre.

Një tjetër qark, i cili i ka tashmë drejtuesit e tij politik është Vlora.  Ky qark do të drejtohet nga Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.

Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa në qytetin e Sarandës, Delvinë, Konsipol, Finiq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.