E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“PD i hoqi shansin vetes për të çjerrë maskën e propagandës”
Flash

“PD i hoqi shansin vetes për të çjerrë maskën e propagandës”

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit në Konferencën e Kryetarëve, duke e cilësuar mungesën e emrave nga opozita për komisionet parlamentare si një “autogol” për Partinë Demokratike. Sula ka theksuar se nuk është i surprizuar për këtë situatë, duke kujtuar skemën e ngjashme që ndodhi javën e kaluar.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Sula e ka akuzuar opozitën për një “autogol të një opozite të ndryshkur”, duke komentuar se procesi i emërimeve të deputetëve në komisionet parlamentare është shndërruar në një lojë politike.

Ai thekson se, pas gjithë të ashtuquajturave protesta dhe deklarata të forta kundër kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, opozita tani do të “lutet” për të marrë pozita në komisionet parlamentare, duke kërkuar zyra dhe pozita për deputetët e saj.

Sula ka kritikuar ashpër veprimet e opozitës, duke thënë se ajo nuk ka bërë asgjë për të shqyrtuar programin e qeverisë dhe për të nxjerrë në pah çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Ai gjithashtu ka hedhur dritë mbi situatën absurde të një opozite pa ide dhe pa respekt për Kushtetutën e vendit.

“Autogolat e një opozite të ndryshkur!” shkruan Sula, duke shtuar se, në mes të kësaj kaosi, një informacion pozitiv ishte fakti që shumica e deputetëve të PD-së në mbledhjen e grupit kishin kundërshtuar sjelljen e kolegëve të tyre që kishin hedhur poshtë Kushtetutën.

Sula ka akuzuar liderët e PD-së, si kryetarin e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe kryetarin e grupit parlamentar, se kërkojnë vetëm “rrëmujë” dhe “amulli” për të shmangur llogaridhënien dhe për të mbajtur status quo-në.

Më tej, ai ka theksuar se këto veprime kanë sjellë një situatë ku opozita është përfshirë në veprime qesharake dhe autogola, duke humbur mundësinë për të demaskuar qeverinë dhe për të sjellë ndryshime reale në interes të qytetarëve.

Në fund, Sula i bën thirrje opozitës që të ndryshojë kurs dhe të ofrojë alternative dhe ide të qëndrueshme për të kontrolluar mazhorancën, pasi sipas tij, me një opozitë të tillë, e cila është e ndarë dhe pa ide, qytetarët do të mbeten pa një zë të fuqishëm në Kuvend.

“Autogolat e një opozite të ndryshkur!

Këtë fillim javë në orën 11, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paska thirrur në Konferencë Kryetaresh kryesinë e vogël të PS dhe PD për të diskutuar mbi emrat qe do jenë në komisione.

Pra, Partia Demokratike e cila i hoqi shansin vetes për të“çjerrur maskën e propagandës” qeverisë duke zbërthyer problemet e programit, sot do ulet në një tryezë me Niko Peleshin që bën sikur do ta shkarkojë. Pra, pasi bënë sikur ishin të revoltuar me Diellën dhe Nikon, sot këtij të fundit do i luten: më vendos këtë deputet në komision e atë deputet në një komision tjetër. Na jep një zyrë këtu e një zyrë aty. Na fut në punë këtë e hiq atë. Ndërkohë shqiptarët nuk morën vesh asgjë nga program i qeverisë, nëse do të rritet pensioni, rroga, a do ketë më shumë investime pasi ata që duhet të tregonin se janë ndryshe nga ata që i akuzojnë se shkelin ligjin, vetë flakin KUSHTETUTËN DHE RREGULLOREN duke treguar zero respekt për Kushtetutën e vendit.

Në mes të gjithë kësaj situate absurde të një opozite të ndryshkur në ide dhe me zero respekt për Kushtetutën, mësova një informacion pozitiv: Në mbledhjen e grupit të PD pas seancës së të enjtes, 70-80% e deputetëve kishin qenë kundër sjelljes së kolegëve të tyre që hidhnin kushtetutën si rreckë para ambasadorëve e që i hoqën mundësinë e pakët për të sulmuar Ramën në prezencën e tij. Të vetmit që mbështesnin atë që ndodhi më thonë se ishte, kryetari i PD, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit të PD.

Zero surprizë për këtë fakt. Të tre ata që pëlqyen dhe shkaktuan atë skenë të enjten e kaluar kërkojnë rrëmujë në mënyrë që të shmangin llogaridhënien e të ruajnë statuskuonë.

1-Kryetari i Partisë Demomratike kërkon vetëm rrëmujë që të mos i kujtojnë “Nenin Basha”.

2-Sekretari i Përgjithshëm, i falet në gjunjë kryetarit të partisë, vetëm që të qëndrojë numri dy i partisë e të mos lejojë njeri të sulmojnë ata që mbron ai.

3- Kryetari i Grupit kërkon amulli që të merren të gjithë me zhurmat kot dhe të mos përmend njeri se drejton grupin një njeri që s’drejtonte dot as ekipin në fushatë.

Me pak fjalë nuk iu intereson se qytetarët nuk morën vesh se cfarë kishte programi, por u intereson amullia që të ruhet statuskuoja. Të tre e dinë shumë mirë se në një politikë normale analiza do bëhet te rezultatet ndaj i qëndrojnë larg.

Më e keqja është se në këtë budallallëk janë edhe arrogantë. Pasi shpërdoruan mundesinë per të demaskuar qeverinë e re, bëjnë një mbledhje në seli dhe dalin me vendim politik: I lutemi Niko Peleshit ta ripërsërisë edhe një herë atë seancë. Si intereson fare se dalin qesharakë. Bëjnë vetëm autogola.

Përballë një mazhorance kaq të madhe dhe në mandatin e 4, duhet një opozitë e ndershme, një opozitë me ide dhe alternativa në mënyrë që ta kontrollojë, jo një opozitë që ka kryetar një njeri që as një kredi nuk merr dot e jo më të qeverisë vendin,” shkruan Dashnor Sula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.