E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD i përgjigjet Fugës: Nuk mund të fshihet. E turpshme të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës duke…
Politikë

PD i përgjigjet Fugës: Nuk mund të fshihet. E turpshme të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës duke…

Partia Demokratike i është përgjigjur këshilltarit të kryeministrit Rama, Endri Fugës, i cili i konsideroi “të turpshme” akuzat e opozitës për përdorimin e avionit të shtetit për arsye personale të kreut të qeverisë. PD thotë se Rama nuk mund të fshihet dhe se duhet të tregojë pse ishte në Francë me charter privat.

Selia-e-PD-770x434

“E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat”, thuhet mes të tjerash në reagimin e PD-së.

Reagimi i plotë:

E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.