E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD kallëzimin penal, për dhunën ndaj banorëve të Unazës së Re
Publik News

PD kallëzimin penal, për dhunën ndaj banorëve të Unazës së Re

Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës, kallëzimin penal ndaj personave përgjegjës për dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj banorëve të Unazës së Re. PD akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun, Niko Brahimajn Drejtor i Policisë Vendore Tiranë, Ermal Kapllanajn kryeinspektor i Policisë Bashkiake Tiranë, Dallëndyshe Bicin, drejtoresha e IKMT-së si dhe Granit Korbi, inspektor i IKMT-së, për shpërdorim detyre. Përfaqësuesit që u paraqitën në organin e akuzës ishin ish-deputeti Klevis Balliu dhe sekretari ligjor Çlirim Gjata.

Në një prononcim për mediet, Balliu theksoi se të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë do të vihen përpara përgjegjësisë, ndërsa shtoi se ky kallëzim është hapi i parë i një premtimi të bërë nga PD për këta banorë.

“PD do të vijojë me demaskimet, projekti është fiktiv gjithçka kanë hequr mbi kurriz duhet t’iu paguhet atyre banorëve. Ky është hapi i parë për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Hapi i dytë, dëmshpërblim cent për cent të banesave, edhe banorët këtë duan, sa duan arrestimin e atyre që i dhunuan, nuk duan dëmshpërblim.” u shpreh Balliu.

Gjata deklaroi se janë shkelur të drejtat civile dhe kushtetuese të qytetarëve, ndërsa shtoi se nuk është respektuar e drejta civile, pasi kanë kaluar 20 vjet, që këta persona jetojnë aty dhe janë sjellë si pronarë. Gjata tha se me dhunën e terrorin e ushtruar është shkelur ligji për Policinë e Shtetit, por edhe një seri vendimesh.

“Selektiviteti që është bërë, nuk është respektuar e drejta civile, ligji e thotë se bëhesh pronar nëse ke 20 vite ne atë pronë. Janë dy dispozita të kodit civil që ndalojnë shembjen. Sa i takon policisë janë të listuata rreth 15 nene. Është në shpërdorim detyre nga ministri i brendshëm deri te ai që e ka përdor gazin. Të tregojnë urdhrat mbi të cilët kanë vepruar. Kemi diskutuar nëse Miloshevici i përzuri kosovarët për shkak të spastrimit etnik, Rama po e bën për shkak të korrupsionit.”, u shpreh Gjata.

Ditën e martë pushteti zbarkoi me gjithë forcën e tij në zonën e Unazës së Re për të prishur banesat, ashtu siç kishte paralajmëruar prej një viti, për t’i hapur rrugë zbatimit të një prej projekteve korruptive. Banorët, rojtarë prej 12 muajsh të shtëpive të tyre, megjithëse bënë rezistencë ndaj policisë, kjo e fundit i zbrapsi ata, duke i dhunuar e prangosur, madje edhe fëmijë, gra e të moshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.