E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD kërkon nga KQZ verifikimin për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnjë: Kemi të dhëna të verifikuara se ka fshehur dënimin për vjedhje në Angli, të përjashtohet
Lajme

PD kërkon nga KQZ verifikimin për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnjë: Kemi të dhëna të verifikuara se ka fshehur dënimin për vjedhje në Angli, të përjashtohet

Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ verifikimin sipas ligjit të dekiriminalizimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton Bano.

PD pretendon se ka të dhëna se Bano ka fshehur një dënim për vjedhje në Britani të Madhe.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij. “Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.