E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD në kolaps, deficitet intelektuale që po e shkatërrojnë partinë
Lajme

PD në kolaps, deficitet intelektuale që po e shkatërrojnë partinë

Partia Demokratike po përjeton një periudhë të vështirë brenda strukturave të saj drejtuese. Zhvillimet e fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e koordinimit dhe konsensusit mes anëtarëve të grupit parlamentar.

Gazetari Klodian Tomorri vë në dukje se ku ka “përfunduar” kjo forcë politike, duke e krahasuar Partinë Demokratike të mëparshme, me figura si Ridvan Bode, Majlinda Bregu e Genc Ruli, me PD-në e sotme, ku sipas tij anëtarët e grupit parlamentar fajësojnë kryeministrin për vendimet që ata vetë marrin.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Problemi është se kaluam nga PD-ja e Ridvan Bodes, Genc Rulit, Majlinda Bregut, Flor Mimes, Selami Xhepes etj. etj., tek PD-ja ku gjithë grupi Parlamentar thotë na gënjeu Rama për të firmosur.

Ajo që i tha Cim Peka Berishës për diferencën e madhe intelektuale nuk është e vërtetë vetëm për dyshin, por është e vërtetë kapilarisht për të gjithë strukturën drejtuese të Partisë.

Dhe deficiti intelektual në eliten e PD-së është bërë strukturor. Pra nuk është thjesht që ka ca kokrra që edhe s’kuptojnë shumë, por që sprishin punë në panoramën e madhe.

Deficitet strukturore janë shumë të vështira për t’u çrrënjosur. Në çdo fushë. Nga ajo fiskale deri tek dija.

Unë nuk e dija, por një mik po më thoshte dje që Ledi Bianku qenka afër PD-së. Tani a kishte ky vend kandidat më të përsosur se Ledi Bianku për Avokat i Popullit? Po nuk ka. Nuk e gjen dot.

Gjyqtar në Strasburg, profesionist i jashtëzakonshëm, pa asnjë cen në integritet.

Të kesh një aset kështu dhe të bësh atë pacavuren e firmave që bënë këta do të thotë që suficiti i budallëkut në PD është në nivele vetëvrasëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.