E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD nxjerr skemën: Si u shtetëzua trualli për llogari të Klodian Zotos
Lajme

PD nxjerr skemën: Si u shtetëzua trualli për llogari të Klodian Zotos

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, ka denoncuar skemën e përdorur dhe ndërhyrjen e qeverisë shqiptare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës në një pronë 100% publike, kur më herët toka në landfillin e Sharrës ishte 39% private.

1

Në një deklaratë për mediat, Kraja tha se përpara se të lidhej kontrata me kompaninë e Klodian Zotos, qeveria ndërhyri duke e transformuar tokën 100% publike në mënyrë që t’i hapte rrugë projektit të ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. Së fundmi, Kraja i është drejtuar me disa pyetje SPAK-ut që të hetojë nëse pronarët e truallit në landfillin e Sharrës janë kompensuar nga shteti.

“Landfilli i Sharrës ku do të ndërtohej projekti imagjinar i inceneratorit ka qenë në pronësi të shtetit me mbi 60% të tij. Sipas studimit të fizibilitetit të Ministrisë së Mjedisit, gati 39% e tokës ku parashikohej të shtrihej koncesioni i inceneratorit ishte në pronësi private. Çfarë ndodh: shteti shqiptar i del garant kompanisë së Zotos duke shtetëzuar me paratë e qytetarëve dhe pjesën e truallit që ishte private. Çka do të thotë që i gjithë projekti fantazmë do të ndërtohej mbi një truall 100% publik”, tha Kraja.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ngre 5 pyetje, që sipas tij duan përgjigje nga SPAK.

“Sa është vlera në miliona euro, që shteti shqiptar ka kompensuar deri më sot në emër të Integrated Energy pronarët privatë të truallit në Sharrë? Sa është numri i gjyqeve që shteti shqiptar ka më pronarë të truallit që kërkojnë një kompensim më të lartë, dhe sa është parashikimi i detyrimeve totale në fund të këtyre gjyqeve? A mund të jetë ky truall publik, prej 15 hektarësh, objekt sekuestrimi nga bankat kreditore të Klodian Zotos për kreditë e moskthyera nga ai dhe sa shkon humbja në total për shtetin shqiptar? Përse Bashkia Tiranë vijon ta lejojë këtë kompani fantazmë, një nga administratorët e së cilës është objekt hetimi dhe kërkimi ndërkombëtar, të vjelë miliona euro fitime nga përdorimi i një trualli publik si landfilli i Sharrës?”, janë pyetjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.