E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD organizon sot mosbindje civile: Plani i Berishës për të “paralizuar” Tiranën
Lajme

PD organizon sot mosbindje civile: Plani i Berishës për të “paralizuar” Tiranën

Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot një protestë të madhe të mosbindjes civile në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera, në krye të protestës do të jetë edhe lideri demokrat Sali Berisha, i cili kthehet në terren pas një viti në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen masivisht, duke paralajmëruar një akt të madh kundërshtimi. Plani i opozitës përfshin bllokimin e nyjeve kryesore të kryeqytetit, si Unaza e Vogël, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi “Wilson” dhe akset kryesore të Rrugës së Kavajës.

Policia e Shtetit ka kundërshtuar këtë iniciativë, duke garantuar lirinë e protestës, por jo bllokimin e rrugëve, dhe ka paralajmëruar masa ligjore ndaj organizatorëve. Forcat speciale dhe autobotet me ujë janë vënë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast përshkallëzimi.

Protesta e fundit e opozitës, më 26 nëntor, paralizoi kryeqytetin për tre orë, dhe pritet që tubimi i sotëm të krijojë një situatë të ngjashme. Policia ka njoftuar se do të devijojë trafikun në rrugë alternative për të lehtësuar qarkullimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.