E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD vihet në lëvizje, Bardhi letër kryetarëve të degëve: Monitoroni çdo drejtor, nëse ka shkelje do të…
Lajme

PD vihet në lëvizje, Bardhi letër kryetarëve të degëve: Monitoroni çdo drejtor, nëse ka shkelje do të…

Partia Demokratike është vënë në lëvizje, pas një informacioni së punonjësve të administratës i është shpërndarë një formular për të grumbulluar vota. PD thotë se ka nisur monitorimet dhe çdo drejtor apo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS do të çohet për ndjekje penale.

“Shkak për angazhimin e  strukturës së PD  në të gjithë vendin është bërë shpërndarja në çdo institucion e një formulari përmes të cilit u kërkohet punonjësve të administratës shtetërore angazhim elektoral në favor të PS. PD thekson se atyre u kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e cilëson këtë “një skeme kriminale të përdorimit të administratës shtetërore nga PS për qëllime elektorale”, të dënueshme nga Kodi Penal, neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, thotë selia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.