Pedagogu Rezart Prifti inkurajon studentët protestues: Jeni ndryshe nga të dogmatisurit që vijnë vërdallë
Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Rezart Prifti, i është bashkaur sot protestës së studentëve nga e gjithë Shqipërisë, Lëvizjes së tyre.
Prifti e mori fjalën midis studentëve, që e përshëndetën me thirrje praninë e tij.
” Uroj që Fakulteti i Ekonomisë të ketë përfaqësuesit e vetë ketu, dhe të jeni sa më shumë. Jeni gjenerata e parë që mendoni ndryshe, mësoni ndryshe, hani e pini ndryshe, motivoheni ndryshe dhe bashkoheni ndryshe. Ju jeni ndryshe nga gjithë njerezit e dogmatisur që vijnë vërdallë,’ u tha pedagogu studentëve, që e duartrokitën mbështetjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



