Peleshi e Klosi i propozojnë presidentit Begaj 11 majin si datë për zgjedhjet parlamentare
Klosi, në një deklaratë për mediat pas daljes nga Presidenca, u shpreh se Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.
Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se zgjodhën datën e fundit të afatit ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës
“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.
Pas përfundimit të takimit mes dy përfaqësuesve të PS-së me Bajram Begajn, në Presidencë mbërriti kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



