E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peleshi mbi një orë në SPAK, u pyet  për për marrëdhënien që ka pasur me Klodian Zoton
Lajme

Peleshi mbi një orë në SPAK, u pyet për për marrëdhënien që ka pasur me Klodian Zoton

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka qënduar sot vetëm 1 orë e 10 minuta në Prokurorinë e Posaçme.

Theksojmë këtu që Peleshi është një nga ministrat apo zyrtarët e lartë të Ramës, që ka qëndruar më pak në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, si edhe është pyetur më pak nga prokurorët.

Peleshi u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme për hetimet për matësit në Ujësjellësin e Korçës. Mësohet se ish-kryebashkiaku i Korçës, Peleshi, është pyetur për marrëdhënien që ka pasur me Klodian Zoton që drejtonte kompaninë “ITS”. 

Vite më parë si është denoncuar në media për një aferë që u ka kushtuar qytetarëve të Korçës rreth 5 milionë euro, për matës uji që bliheshin në Kinë me 20 dollarë dhe shiteshin në Shqipëri me 120 euro.

SPAK mesa duket po kryen hetimet në lidhje me marrëdhënien e Ujësjellësit të Korçës me kompaninë “ITS” (Integrated Technology Services) të Klodian Zotos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.