Peleshi tregon pse abstenoi vendimin e “Kushtetueses” për Xhaçkën
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka deklaruar arsyen pse votoi abstenim në Kuvend në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Peleshi është shprehur se ka pasur paqartësi se cila është e drejta që prevalon në këtë rast dhe vullneti i deputetit është një e drejtë Kushtetuese.
Për të gjitha këto, kreu i grupit të socialistëve theksoi se kjo është arsyeja pse Kuvendi i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për mendim, se cila është e drejta që prevalon.
“Së pari kemi rënë dakord që kur unë dal para jush të mos flas në emrin tim, por të grupit të socialistëve.
Kam votuar abstenim, jam i paqartë se kush prevalon. Këto gjëra bazohen në Kushtetutë. Vullneti i deputetit është një e drejtë kushtetuese. Meqë kemi këtë konkurrencë të së drejtës ne i jemi drejtuar Komisionit të Venecias përmes një letre”, tha Peleshi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



