E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pendohet Azgani, vrasësi i policit të “Shqiponjave”: Kërkoj falje, mendova se më shau!
Lajme

Pendohet Azgani, vrasësi i policit të “Shqiponjave”: Kërkoj falje, mendova se më shau!

Azgan Mërnica, i riu që në muajin maj vrau punonjësin e Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, është penduar për krimin e kryer.

23-vjecari që u vetëdorëzua në polici, pas 48 orëve nga shpallja në kërkim, i ka kërkuar falje familjes së efektivit Cenalia.

“…ndihem i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës…”

Nga burgu, i riu ka treguar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër pasi në një kthesë të fortë në fshatin Baltëz, ai për pak sa nuk është përplasur me mjetin që drejtohej nga polici Cenalia, i cili në atë moment ishte i veshur me uniformën e kuqe të skuadrës “Shqiponja”.

“…kur kthehesh direkt nga drejtimi që vjen për tu futur në rrugën e Baltzës, sapo marr kthesën me makinë dhe futem për në rrugën e Baltzës, drejt meje po vinte një autoveturë që mu duk si “Benz” dhe besoj se ishte ngjyrë e zezë. Unë me makinën time, në kthesë e kam prerë menjëherë timonin për të marrë kthesën, pash që shoferi i makinës ma bëri me shenjë dhe nga mimika mu duk se më shau, por unë nuk dëgjova sharje. Pashë vetëm nga gjestet që bëri dhe personi që drejtonte “Benzin”, ndaloi direkt makinën dhe më pas ndalova edhe unë makinën pak më përpara dyqanit. Të dy në hapëm dyert e makinës dhe unë zbrita nga mjeti. Me drejtuesin e “Benzit” këmbyem fjalë nga makinat me dyer të hapura. Unë i them: “…për ça më shave…” dhe ai vijoi të më shajë prap. Atëherë unë u drejtova drejt tij dhe ai u drejtua drejt meje, unë i thashë: “…mos shaj se jam me njerëz…” dhe në këto momente shkëmbejmë sharje me njëri-tjetrin. Për një moment personi që zbriti nga “Benzi” vuri dorën në armë dhe në këtë kohë e nxjerr edhe unë nga çanta armën që kisha me vete dhe e mbush, afrohem afër personit dhe i them:“…për ça më shave…”? Personi në fjalë bëri gjeste me pistoletë dhe mu duk sikur e mbushi dhe unë e kisha nxjerrë pistoletën nga çanta e mbusha dhe e qëllova i pari dhe personi u rrëzua menjëherë në tokë…”.

Më tej Azgan Mërniza ka vijuar dëshminë e tij, duke treguar se gjatë shkëmbimit të sharjeve me njëri-tjetrin mamaja i ka thënë “mos… mos….”.

“…por mbasi e qëllova me armë personin dhe u rrëzua në tokë, unë menjëherë kam shkuar te makina, kam marrë mamanë në makinë dhe kam ikur në drejtim të fshatit Sulaj. Kam zbritur mamanë tek shtëpia ime dhe më pas kam çuar makinën tek oborri i shtëpisë së dajës tim në Sulaj dhe më pas kam ikur direkt me vrap për në drejtim të pyllit të Semanit, ku dhe kam qëndruar i fshehur për tre ditë rresht deri në darkë, ku kam shkuar te shtëpia e gjyshit tim, e cila ndodhet rreth 100 metër larg shtëpisë time, aty kam gjetur mamanë time, dajën, gjyshin, të cilët më thanë do të dorëzojmë dhe as pesë minuta erdhi makina që më solli në polici….”.

Në lidhje me armën e zjarrit, i hetuari Mërnica ka deklaruar dhe arsyet se pse mbante me vete armën e zjarrit:

“…kur kam dalë nga shtëpia pistoletën e kisha me vete që në mëngjes, pasi mua më është dënuar vëllai im për vrasje dhe ndihesha i kërcënuar, kjo ishte arsyeja që e mbaja me vete armën…”.

Ndaj të riut zhvillohen hetime për akuzën e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, dy akuza që e çojnë automatikisht në një dënim me burgim të përjetshëm

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.