E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peqin, shpallen në kërkim dy autorët që qëlluan me armë
Lajme

Peqin, shpallen në kërkim dy autorët që qëlluan me armë

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Peqin, ku pati të shtëna me armë gjatë një konflikti në lagjen “Xhami”

Në kërkim janë shpallur Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç dy personat e përfshirë në konflikt ndërsa të tjera burime thanë se i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi.

”Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt mes dy shtetasve, në lagjen “Xhami”, Peqin, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. C., 40 vjeç dhe L. E., 50 vjeç, të dy banues në Peqin, të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti” thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se Elezi dhe Ceka fillimisht kanë debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Pas të shtënave janë sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme. Nga kqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër por drejt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.