“Për gjuhën banale fajin e ka Rama”, Shehi komenton debatin e të enjtes: U pa qartë se Berisha oqeanin e kalon dhe me…
Deputeti i opozitar Dashamir Shehi, në një intervistë në News 24 në emisionin “Kjo Javë” ka folur për gjuhën e shthurur dhe jo etike në Kuvend që agravoi të enjten e fundit.
Shehi tha se debati nuk ishte i lejueshëm, por për këtë gjë bën fajtor Edi Ramën, pasi sipas tij ai është përfaqësues i të gjithëve.
“Ajo që ka ndodh atë ditë, është agravuar situata, dhe kjo është derivat i një situate që ka ardhur duke u majisuar. Siç thotë populli zullumi këputet duke u trashur. Fajtori i kësaj punë është Edi Rama. Rama me ironinë e tij, por që dhe Berisha ka faj që i përgjigjet, edhe pse është opozitar. Berisha përgjegjësinë e ka individuale, ai është kryeministër na përfaqëson dhe në që jemi kundërshtar i tij, ai i ngacmon të gjithë dhe atë më të urtin”, u shpreh Shehi.
Po ashtu Shehi foli dhe për debatin e për vizën e Berishës për në SHBA, ku tha se u pa qartë oqeanin e kalon dhe me not.
“Ajo ishte shumë ë qartë që e kalonte dhe me not oqeanin. Morëm përgjigjen zyrtare dhe dukej shumë qartë se nuk kishte asnjë refuzim për dhënie vize”, u shpreh deputeti opozitar .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



