E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për KLGJ dhe KLP, që nuk janë emra pesticidesh
OP-ED

Për KLGJ dhe KLP, që nuk janë emra pesticidesh

KLGJ dhe KLP ( ju siguroj që nuk janë emra pesticidesh) janë dy institucionet themelore të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Asnjëra nuk është krijuar, duke shtuar mjegullën në sistem dhe duke favorizuar ‘ujqërit’ e Rilindjes!

Kushti i vetëm i pa plotësuar ende ishte që kandidatët të kalojnë vetting.

Deri tani KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor) është i pamundur të krijohet sepse kandidati i vetëm nga Gjyqtarët e Apelit jashtë Tirane, Besim Trezhnjeva është skualifikuar!

KLP ka ende shans të krijohet, nëse kandidatët e mbetur kalojnë vettingun. Sikur njëri të skualifikohet, KLP nuk krijohet dot.

Dmth as SPAK e as BKH!!

Rruga ligjore është përsëritja e garës. Kjo do të thotë kohë e re për garë të re dhe kohë shtesë për vetting të kandidatëve të rinj.

Risku është që gara mund të ripërsëritet nëse edhe kandidatët e rinj nuk e kalojnë vetting!

Zgjidhja më e shpejtë është: rikthimi në detyrë i të skualifikuarve nga Vetting dhe kalimi i vetting të të gjithë kandidatëve të tjerë që janë në proçes.

Risku është që vetting do jetë formal për këto që janë kandidatë dhe i rrepte për të tjerët. Pra do legjitimohej “dy standartësia”… Jo se kjo nuk po ndodh, por do ta pranonin vetë këtë gjë!

E njëjta logjikë vlen edhe për KED , nga e cila duhet të dalë gjykata Kushtetuese. Pra anëtarët e KED duhet të kalojnë vetting, Gentian Trenova të rikthehet në detyrë dhe kështu vendi bëhet me gjykatë Kushtetuese.

Ky është ekuacioni i sistemit të drejtësisë që është shkruar në ligje. Me dy e më shumë të panjohura është.

Hë për hë Dallori është negativ! Zgjidhjet duhen kërkuar në bashkësitë e numrave irracionalë…

Rilindja dhe Ambasadorët e saj “personalë”, nuk e zgjidhin dot këtë ekuacion. Të paktën jo në bashkësinë e numrave realë…

Të na rrojnë e u pagofshin gjithnjë mirë:

EURALIUS,

OPDAT,

ICITAP,

DELEGACIONI i BE,

AMBASADA AMERIKANE,

FONDACIONI SOROS,

Dhe mbi të gjitha

RILINDJA, me në krye Ministrinë e Brendshme dhe në ballë (jo Taulanti) shoku Edvin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.