E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për një Parti Demokratike të madhe
Sot

Për një Parti Demokratike të madhe

Rama me të tijtë e shfrytëzoi kaosin e krijuar maksimalisht, duke rrëmbyer zgjedhje, pasuri, drejtësi e duke shtrirë bashkëpunimin e tij vëllazëror me krimin e organizuar.

Vlera themelore e një partie është liria e anëtarëve të saj. E konceptuar jo vetëm si vullnet, por dhe si mendim e veprim rreth atyre idealeve të patjetërsueshme.

PD si forca që lindi nga dëshira për liri e ka pjesë të ADN-së saj dhe njëherazi një mënyrë të sanksionuar të komunikimit të brendshëm politik.

Skizma e ndodhur brenda saj, për shkak të vendimit te gabuar të lidershipit në raport me figurën historike të Sali Berishës, i ndau anëtarët e drejtuesit e PD në dy grupe sipas lirisë së tyre të menduarit.

Shumica e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD me iniciativën e tyre, si shprehje e vullnetit të tyre të lirë të sanksionuar në statutin e PD, zhvilluan një nga Kuvendet më historike dhe rithemeluan Partinë Demokratike duke zgjedhur më pas Berishën si Kryetar legjitim.

Grupi tjetër Basha u mundua me metoda parapolitike të rrëmbejë simbolet e PD.

Kalvari gjyqësor që ndoqi më pas zhvillimet, i stimuluar dhe i mbajtur peng nga mazhoranca, e defaktorizoi opozitën dhe PD e krijoi një ambient politik atipik e abuzues.

Rama me të tijtë e shfrytëzoi kaosin e krijuar maksimalisht, duke rrëmbyer zgjedhje, pasuri, drejtësi e duke shtrirë bashkëpunimin e tij vëllazëror me krimin e organizuar.

Derisa arritëm në pikën e vendimit gjyqësor, i cili njohu autoritetin e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit e të ndryshimeve të tij.

Pas kësaj nis historia e asaj që vjen. Demokratët me dimensionin e tyre të lirisë janë çliruar nga interpretimet. Vendi vetë është në një situatë e cila kërkon domosdoshmërisht që PD të rikthehet e plotë në shtratin e saj natyral si forca politike që punon për vendin e mirëqenien e qytetarëve.

E që ta realizojë këtë mision ajo duhet të bëhet sërish e madhe. Dhe e madhe bëhet me atë Lirinë e anëtarëve të saj pavarësisht si e mendojnë zgjidhjen gjyqësore. Liria na bashkon në qëllimin tonë për të përmbysur të keqen, Ramën me narkoshtetin e tij.

PD është shtëpia e çdo kontributori e çdo anëtari historik dhe e çdo qytetari që kërkon sot ndryshimin.

Muret e ndërtuara për të ndarë ata që bënin bashkë betejat e dikurshme të forta në krah të njëri-tjetrit janë rrëzuar.

Është momenti që çdo PD-ist të lërë pas zemërimin dhe gjuhën e urrejtjes “ndër vedi” për të nisur një erë të re bashkimi total.

Rikthimi në shtëpinë e përbashkët nuk është si rikthim i plangprishësit me kokën ulur, por është rikthim krenar me energji të reja e frymë solidare në vijën e parë të frontit, për të mundur “armikun” e shumëfishtë.

Si njerëz të lirë demokratët do dinë ta bëjnë këtë.

Partia Demokratike do të jetë sërish e madhe dhe fituese!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.