E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për t’u marrë shembull! Gënjeu në CV, dorëhiqet ministri rumun
Bota

Për t’u marrë shembull! Gënjeu në CV, dorëhiqet ministri rumun

Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha sot dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij për lidhur me studimet. Lajmi u bë publik pas një artikulli të gazetës Libertatea, që evidentoi pasaktësi në informacionet mbi universitetin dhe vitin e diplomimit të tij.

“Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus. Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet për arsimimin tim dhe gabimet e bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shkroi ish-ministri në Facebook.

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi me Ukrainën dhe është përballur vazhdimisht me shkelje të hapësirës ajrore nga dronët rusë, si dhe me probleme të minave në ujërat territoriale. Mosteanu shërbeu vetëm pesë muaj në qeverinë pro-evropiane, e cila mori detyrën pas zgjedhjeve presidenciale të përsëritura. Kryeministri Ilie Bolian falënderoi ministrin për shërbimin e tij dhe njoftoi se Radu Miruta do të marrë drejtimin e përkohshëm të Mbrojtjes.

Ky rast bie në kontrast të thellë me praktikën në Shqipëri, ku ministrat shpesh nuk japin dorëheqje, edhe kur shpërthejnë skandale të mëdha politike, financiare apo morale. Ndërsa në Rumani një gënjeshtër e vetme në CV çoi në largimin e ministrit, në Shqipëri zyrtarët rrallëherë japin dorëheqjen, duke lënë pas tensione dhe kritika publike për mungesë përgjegjësie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.