E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përçarja e PD-së, Alimehmeti: Tentova bashkimin Berisha-Salianji
Lajme

Përçarja e PD-së, Alimehmeti: Tentova bashkimin Berisha-Salianji

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, me synimin për të zbutur tensionet dhe për të “shkrirë akullin” mes tij dhe deputetit Ervin Salianji.

Alimehmeti i bëri këto deklarata teksa u pyet lidhur me komunikimet e tij me Berishën nga gazetari Flogert Muça. Ai sqaroi se prej kohësh ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit mes Berishës dhe Salianjit, në përpjekje për të krijuar një gjuhë të përbashkët mes tyre, pas përplasjeve dhe akuzave të ndërsjella publike.

Sipas Alimehmetit, ky rol negociatori nuk ka qenë i rastësishëm apo i kufizuar vetëm në këtë rast, por pjesë e një qasjeje të vazhdueshme të tij ndaj të gjithë faktorëve opozitarë. Ai theksoi se qëllimi kryesor mbetet bashkimi i forcave opozitare për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Marrëdhëniet mes Berishës dhe Salianjit janë tensionuar veçanërisht pas nisjes së “foltoreve” nga ana e Salianjit, ku ai ka zhvilluar takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke sjellë një përplasje të vazhdueshme me kryedemokratin.

Gjatë bisedës në studion e emisionit “Terminal”, Alimehmeti u pyet drejtpërdrejt për këtë çështje:

Muça: Nëse mund të na thuash, a keni komunikuar me doktorin që ta relaksoni këtë situatë që të mos përjashtohen njerëz si Salianji që në finale mbledh njerëz dhe demokratë?

Alimehmeti: Po, patjetër. Ky është qëndrimi im dhe ky do jetë gjithmonë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht, nuk është diçka që ndodhi sot. Në mënyrë të vazhdueshme unë këtë punë kam bërë. Kjo është detyra ime, që gjithkënd që mundem ta afroj brenda një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e Edi Ramës një orë e më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.