Përfaqësuesi i Lartë i BE bisedë telefonike me Lavrov: Unioni mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, ku ka diskutuar për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.
Borrel ka theksuar se zgjedhjet e fundit në Bjellorusi nuk ishin as të lira dhe as të drejta dhe si të tilla, BE-ja nuk i njeh rezultatet.
Borrell përsëriti nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar në Bjellorusi që çon në një zgjidhje konstruktive dhe paqësore. Sipas tij, çdo ndërhyrje e jashtme negative duhet të shmanget.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet”, ka theksuar Borrel.
Përfaqësuesi i Lartë i tregoi gjithashtu Ministrit të Jashtëm Lavrov se Bashkimi Evropian po punon për sanksione që synojnë ata që janë përgjegjës për dhunën, shtypjen e protestave paqësore dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Bjellorusi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



