E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfaqësuesja e “On Records” akuzon Rina Balajn: Ka mashtruar kompaninë
Publik News

Përfaqësuesja e “On Records” akuzon Rina Balajn: Ka mashtruar kompaninë

Menaxheri i saj, Met Elshani u shpreh se Rina kishte vendosur të bënte një pauzë në muzikë, mirëpo më pas u njoftua se reperja në fakt i kishte shkëputur marrëdhëniet me kompaninë “On Records”.

Arsyet e largimit të saj nuk u bënë të ditura për publikun, megjithatë përfaqësuesja e “On Records”, Edona Gashi, ka akuzuar Rinën teksa ishte e ftuar në “Why Not” në “RTV Ora”.

Sipas saj, Rina ka mashtruar kompaninë e cila e ka bërë të famshme, për të nisur e vetme karrierën me të dashurin e saj, Sin Boy.

“Po e them këtu publikisht, Rina nuk është larguar nga “On Records”, ajo ka tentuar ta mashtrojë kompaninë. Kompani e cila e ka sjellë në jetë, sepse kur Rina ka ardhur, nuk e ka pasur një vend për t’u futur në “On Records”, sepse “On Records” e ka pasur një artiste shumë të mirë dhe të talentuar, Kidën. Por ka pasur fatin dhe me largimin e një këngëtareje tjetër u fut ajo. E kanë mirëpritur të gjithë. Rina ka bërë një kerkesë në kompani, që dëshiron të bëjë pause, më pas del që ajo do të tërhiqet tërësisht nga muzika. Ajo thjesht ka dashur të mashtrojë kompaninë. Ajo u shpreh se do të lejë krejt muzikën, ka probleme familjare etj. Ajo thjesht ka planifikuar karrierën e saj në muzikë vetëm me të dashurin e saj solo”-është shprehur përfaqësuesja e “On Records”.

Rina ende nuk ka reaguar pas akuzave të Edona Gashit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.