Përfshihet nga flakët për herë të dytë brenda një muajit lokali i Noizy-t
Çfarë dyshon policia
Lokali i reperit Noizy është përfshirë sërish nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se zjarri i është vënë verandës së lokalit që ndodhet në zonën e Currilave në Durrës.
Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ka dyshime se zjarri këtë herë është vënë nga një familjar, kushëri, i Noizyt.
Rikujtojmë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që i vihet flaka këtij lokali te Currilat.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, forca të shumta policie, si dhe autoambulanca.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



