E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundoi në SPAK, Balluku i ‘zë derën’ Ramës
Lajme

Përfundoi në SPAK, Balluku i ‘zë derën’ Ramës

Vetëm pak orë pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, ku u njoh zyrtarisht me akuzat ndaj saj, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është parë të hyjë në ambientet e Kryeministrisë.

Mësohet se takimi me kryeministrin Edi Rama ka qenë i papritur dhe me dyer të mbyllura, ndërsa ende nuk dihet nëse është diskutuar për zhvillimet e fundit në hetimin e SPAK-ut.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur në lidhje me tenderin e Tunelit të Llogarasë, një projekt me vlerë të lartë ekonomike që prej kohësh ka qenë objekt hetimi.

Në njoftimin zyrtar të SPAK-ut thuhet se hetimet po zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të bashkuar me dy procedime të tjera të vitit 2024, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Balluku akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me ish-zyrtarë të lartë të ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës, në një proces që, sipas SPAK, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.

Takimi i saj në Kryeministri, menjëherë pas zhvillimeve në SPAK, pritet të ngrejë pikëpyetje të forta për qëndrimin e qeverisë ndaj një prej figurave më të afërta të Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.