Përfundon darka dyorëshe e takimit jo-zyrtar i Yuri Kim me Lulzim Bashën
Mbrëmjen e sotme Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar në një restorant në Tiranë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Takimi ka nisur rreth orës 20:00 dhe ka përfunduar para pak minutash. Ata kanë qenë të pashoqëruar dhe mësohet se çështja në fokus ka qenë pushimi nga Prokuroria e çështjes “dosja 184”.
Duke qenë një takim jo-zyrtar, nuk përjashtohet mundësia që Basha dhe Kim të kenë folur për çështje të tjera jo kaq të ngjeshura, pasi herë pas here Kim është filmuar e buzëqeshur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



