E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Lajme

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila u zhvillua për rreth 1 orë e 10 minuta.

Takimi është mbyllur dhe tashmë vëmendja është te Presidenca, nga ku pritet një deklaratë zyrtare për çështjet e diskutuara dhe temat që kanë qenë në qendër të mbledhjes.

Pas përfundimit të takimit pritet që Presidenca të bëjë publike një deklaratë lidhur me diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes.

Një komunikim i tillë do të ishte në linjë me praktikën e ndjekur edhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në vitin 2023, kur një nga çështjet kryesore të trajtuara ishte sulmi kibernetik i atribuar Iranit ndaj institucioneve shqiptare.

Pritet që deklarata e Presidencës të japë më shumë detaje mbi temat e trajtuara dhe përfundimet e mbledhjes së zhvilluar sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.