E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja me ambasadorët e vendeve të BE-së, Basha zbulon detaje: I kam kërkuar që…
Publik News

Përfundon mbledhja me ambasadorët e vendeve të BE-së, Basha zbulon detaje: I kam kërkuar që…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar në një prononcim për mediat çfarë ka diskutuar me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri.

“Opozita është e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në BE dhe plotësimin e 15 kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtarë të BE-së, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, të ketë mbështetjen e  nevojshme politike dhe financiare për të përballuar situatën në krizë politike, sociale, ekonomike.

Për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme, pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript.

Situata e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, ushqimore. Biznesi i vogël, i mesëm po mbyllen dhe bizneset e mëdha po hasen me probleme në likujditet.

Duke i falenderuar për atë ndihmë që i kanë dhënë Shqipërisë në kuadër të ndihmave që i kanë dhënë të gjithë vendeve të BE-së, i kërkova ambasadorëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.