Përfundon procesi i votimeve në Gjermani, publikohet exit-polli i parë! Ja si shpërndahet vota
Ka përfunduar procesi i votimeve në zgjedhjet për parlamentin federal në Gjermani. Menjëherë pas mbylljes së votimeve, mediat kanë publikuar dhe projeksionet e para.
Sipas BBC, Qendra e majtë e kandidatit Oaf Scholz është barazuar me qendrën e djathtë të Armin Laschet me 25% të votave, pasuesi i Angela Merkelit në parti.
Këto janë shifrat e sapo publikuara nga një sondazh i votuesve nga 560 vendvotime në të gjithë Gjermaninë.
Ka 60,000 qendra votimi në të gjithë Gjermaninë dhe rreth 40% e votuesve të postuar në fletëvotimet e tyre.
Më herët, kancelarja në largim, Angela Merkel kërkoi votën për pasardhësin e saj, Armin Laschet.
Votimet kanë nisur mëngjesin e kësaj të diele ku rreth 60 milionë qytetarë me të drejtë vote në Gjermani, vendosin për udhëheqjen e re të vendit.
Ligjvënësit që do të fitojnë në zgjedhjet e sotme, do të vendosin se kush do të zëvendësojë kancelaren popullore në largim Angela Merkel.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



