Përfundon seanca gjyqësore ndaj Vangjush Dakos në GJKKO, togat e zeza tërhiqen për vendim
Sekuencat e seancës gjyqësore kundër Vangjush Dakos në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë përfunduar, dhe togat e zeza janë tërhequr në dhomën e këshillimit për të vendosur masën e sigurisë ndaj tij.
Gjatë seancës, Dako ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK për shpërdorim detyre. Ish-kryebashkiaku ka kërkuar një masë më të butë sigurie se burgu.
Dako ka deklaruar para gjykatës se nuk ka shkelur ligjin në lidhje me lejimin e ndërtimit të kateve pa leje në një pallat në Durrës. Ai ka thënë se nuk ka pasur dijeni për ndërtimin e shtatë kateve shtesë pas dy vitesh nga fillimi i ndërtimit.
Në lidhje me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare tek Currilat, ku dyshohet se ka shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit në vlerë prej 18 milionë lekësh, Dako pretendon se nuk ka pasur dijeni për këtë dhe e ka lënë përgjegjësinë te specialistët.
Avokati i tij, Petrit Ismaili, ka theksuar se Vangjush Dako nuk ka lidhje me akuzat e ngritura dhe ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klientin e tij, si detyrim paraqitje apo garanci pasurore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



