E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pergjegjëse për katastrofën ku gjendet shëndetësia në Shqipëri është qeveria
Publik News

Pergjegjëse për katastrofën ku gjendet shëndetësia në Shqipëri është qeveria

Kjo hedhja e mjekeve ne turmen e egersuar dhe te gatshme per linçim, eshte shume e shemtuar, por duhet thene efikase. Ne kete menyre shmanget e gjithe pergjegjesia per katastrofen ku gjendet shendetesia ne Shqiperi. Ne kete menyre, fajin per vdekjet me Covid, nuk e ka spitali, por Tirja dhe koleget e saj. Fajin per vdekjet nga zemra e ka Dr. Prifti, e keshtu me rradhe.

Turma e egersuar (me te drejte, sepse ka humbur njerezit e saj ose jane sorollatur spitaleve) nuk arrin dot te beje dallimin e fajtorit te vertete, por e nxjerr dufin e saj duke masakruar ndonje individ qe u hidhet per shqyerje. Sigurisht qe nje pjese e ketyre individeve, si Tirja me shoqe, meritojne te denohen dhe rende. Por baltosja e mjekeve, ne pergjithesi si grup shoqeror, eshte menyra se si qeveria po shmang te gjithe pergjegjesine e saj.

Pergjegjesia eshte e gjitha e qeverise. Spitalet kane mungese stafi dhe mjetesh. Kur nje infermier duhet ti sherbeje trefishit te pacienteve qe do te duhej ti sherbente normalisht, kur aparaturat nuk punojne, ose punojne keq dhe jane ne numer te kufizuar, cfare ndodh? Sigurisht njerezit e deshperuar do perdorin cdo mjet per te kapercyer rradhen e pafundme qe krijohet ne cdo sektor te mjekesise. Do kerkojne nga infermieri ti sherbeje atyre dhe jo fqinjit ne dhomen ngjitur (dy duar per nje koke).

Ja pra se si krijohet terreni, ku korrupsioni behet i pashmangshem.
Sigurisht, ne katrauren e krijuar, ka dhe mjeke/infermiere qe abuzojne dhe kthehen ne kriminele, si Tirja & Co, apo mjeke qe mbimbushin receta me ilace qe rrezik jane ato qe e vrasin pacientin dhe jo Covid, vetem sepse paguhen nga kompanite farmaceutike me perqindje. Por keta as nuk jane shumica dhe as nuk perbejne problemin. Ato jane pasoja me e shemtuar e tij. Keta individe as do kishin mundesi te ekzistonin ne nje sistem normal shendetesor.

Nese Shqiperia qenka parajsa per mjeket, perse ata marrin rrugen e Gjermanise, duke e lene ne mungese te theksuar stafi sistemin tone? Cili eshte pergjegjesi ne kete rast? Sigurisht qe eshte qeveria, jo mjeku qe largohet.

Shume i shemtuar mbetet edhe gjykimi per pasurine. Koleget e Dr.Priftit, kardiokirurget e njohur neper bote, kane makinen qe u kushton aq leke sa i gjeten atij. Per te mos folur per shtepine, qe u kushton miliona euro. Kjo sepse eshte nje profesion qe kerkon investim te pafundem shkencor, qe nuk perfundon gjithe jeten dhe detyrimisht eshte shume mire i paguar.

Ti gjesh 500 mije euro nje kardiokirurgu, nuk e ben ate te korruptuar. Te pakten jo pa prova te tjera. Mund ta beje evazor fiskal, kjo eshte e vertete, por me gjeni nje shqiptar qe mund ta justifikoje shtepine qe bleu, ne nje vend kur 50% e ekonomise eshte informale. Ne nje vend ku dasma behet me pensionin e mamit, kurse vila behet me leket e gruas, nuk mund ti kerkosh nje kardiokirurgu te kete paguar taksat deri ne nje.
Pergjegjes per situaten ka vetem nje dhe ajo eshte qeveria. Nuk jane as mjeket, as infermieret, as sanitaret, as shoferet e ambulancave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.