E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjigje amerikane narkogaztorit të Tiranës
Lajme

Përgjigje amerikane narkogaztorit të Tiranës

Basir Çollaku|Opinion| Publik.al

Me aq ujë sa i ka hedhur Rama pilafit, gjella ka lënë larg edhe supën, duke u kthyer në një lëtyrë mbushur me ndyrësi. Dalldia e tij për alibi dhe vëmendje, kur në kurriz ka dosje sa gjysma e godinës së SPAK, e çoi në idiotizmin e shashkasë ku përmendi emrin e presidentit amerikan Donald Trump, në një takim në Danimarkë. Qeshjet artificiale të Macron dhe Alijev nuk e shpëtuan këtë marrëzi të gaztorit të ziafeteve pa përfunduar në lajm.

Por një gjë dihet shekujsh. Me Ujin, Zjarrin dhe USA nuk luhet. Kthesa pas çmpirjes së vizave solli një hartim keqkuptues i shërbyer si zgjatim i mufkës entuziaste.
Haberet e mjesit ishin një sy më sy, e dru më dru me matanë oqeanit.
Të fala nga Charli, ishte mesazhi
Ish-ndihmësi i Donald Trump, George Papadopoulos publikon foton e Ramës me Mecgonigal në zyrën e Kryeministrit.

Teksti shoqërues ishte një pyetje nëse shokët e fotos do të bashkohen të ndëshkuar atje ku është.agjenti i dënuar por sërish i hetuar?!
“Charles McGonigal është fotografuar këtu me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete.

Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”, shkruan Papadopoulos. Ndërsa Shtëpia e Bardhë theksoi se Presidenti Trump ka bërë më shumë se kushdo për paqen. Konteksti qartësonte fort tekstin. Dhe në një luftë të ashpër kundër karteleve të drogës ku Qeveria e korruptuesit të Charles është në një ortakëri të çmendur me trafikantët e kokainës, dallgët do të zbulojnë të tjera foto, e të tjera dosje. Aruba dhe Shqiponja e Zezë janë maja ajsbergu. Antimafia italiane nisi të flasë me shkresa. Libri i Nello Trochia, ku flet prokurori Nicola Grateri, është provë se kush është në shenjestër.

Me këtë rast ndoshta Struktura e Posaçme njihet me foton si indicie për ta pyetur Ramën, e jo fotografin se përse u takuat me zyrtarin e FBI pa lënë gjurmë në burokracitë e domosdoshme?! Me atë të.dënuarin, ryshfetmarrësin. Të tjerat janë letërporosi e munguar Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.