Përgjimet e Ndranghetas për gradaçela në Tiranë, SPAK nis hetimet në Shqipëri, për grup kriminal dhe pastrim parash
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hapur procedim penal në Shqipëri për përgjimet e mafias italiane Ndrangheta, ku disa anëtarë të saj flisnin për pastrim parash dhe ndërtim gradaçelash në Shqipëri.
Mësohet se më datë 25 janar 2020, SPAK ka regjistruar procedimin penal për disa vepra penale, si “Grup kriminal”, “Pastrim parash”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, etj.
Në përgjimet e zbardhura nga Prokuroria italiane, dalin disa biznesmenë e sekserë që duan të bëjnë biznes në Shqipëri, për të pastruar paratë e tyre. Ata thonë se në Shqipëri, në Tiranë, mund ta bësh këtë shumë lehtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



