E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përjashtimi i  Berishës/ Kreu i grupit parlamentar të PD: Lulzim Basha mori një vendim politik
Publik News

Përjashtimi i Berishës/ Kreu i grupit parlamentar të PD: Lulzim Basha mori një vendim politik

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj  ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës, i cili përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për “Opinion”, Rushaj, i cili dikur ka qenë pjesë e kabinetit Berisha tha se ky ka qenë një vendim i vështirë, ndërsa pohoi se Basha i ka dalë përballë këtij vendimi.

Sipas Rushajt,  Basha vendimin e ka marrë në interesin më të mirë të demokratëve dhe nuk ka dashur t’i vendosë përballë njëri- tjetrit demokratët.

“Unë jam aty dhe nuk dua të fshihem dhe as të justifikohem. Vendimi është shumë i vështirë. Unë besoj që Berisha asnjëherë nuk i ka marr njeriu lekë dhe nuk i ka kërkuar njeriu lekë. Si unë, ka shumë demokratë ashtu dhe vetë zoti Basha ka thënë që është e pamerituar. Zoti Basha ka marr një vendim politik. Është larguar nga emocioni që unë, anëtarësia, apo ai vetë ka. I është dashur të zgjedhë diçka që mund të kishte pasoja për PD, më e pakta izolimi i partisë nga SHBA.

Zoti Basha i ka dalë përballë këtij vendimi dhe e ka bërë këtë, sepse vendimin e ka marr në interesin më të mirë të demokratëve nuk ka dashur t’i vendosë përballë njëri- tjetrit demokratët.

Tani që e ka marr këtë vendim thonë pse e ka marr, nëse do e merrte me votim do thonin pse u fsheh pas votës.

Zoti Basha mendon që është në të drejtën e tij sipas kompetencave që kryetari ka në statut për ta marr këtë vendim. Basha e ndjen veten që ka ardhur nga një votëbesim ku mbi 85% e demokratëve e votuan dhe është shprehur se demokratët më kanë votuar për të marr vendime të forta. Për të evituar përçarjen po e marr i vetëm këtë votim”, u shpreh ndër të tjera Rushaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.