E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PËRPLASI PËR VDEKJE 23-VJEÇARIN, ZBULOHET KUSH ISHTE BIZNESMENI NË TIMON
Lajme

PËRPLASI PËR VDEKJE 23-VJEÇARIN, ZBULOHET KUSH ISHTE BIZNESMENI NË TIMON

Pasditen e djeshme, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur “Akullorja”, një 48-vjeçar ka përplasur një këmbësor, M.LL., 23 vjeç.

23-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq, newsbomb.al mëson emrin e drejtuesit të mjetit i cili është jo pak i njohur për biznesin.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Artan Lushaj, shkruan newsbomb.al.

Lushaj është pronar i disa bizneseve import eksporti, si dhe pronar i Universitetit privat “ILLYRIA” në Durrës.

Biznesmeni, i cili flitet se është edhe mik i familjes Berisha, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do konsiderohet apo jo fajtor për këtë aksident.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.